‘Time’ përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion në botë

‘Time’ përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion në botë

Mira Murati

Gazeta prestigjioze amerikane 'Time' ka renditur emrin e shqiptares Mira Murati në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë - inteligjencën artificiale.

'TIME 100 AI' nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik.

Mes tyre është shefi i Google, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë. Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale.

Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Impotenca nis në tru

Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Impotenca nis në tru