Ashtu si çdo vit, revista amerikane “TIME” ka zgjedhur fotoreporetin më të mirë të agjencive të lajmeve për 2014. Çmimi nuk është vlerësuar në para, por është konsideruar si një mirënjohje e rëndësishme, që shton prestigjin dhe reputacionin e autorit. Këtë vit drejtuesit e revistës, të cilët janë bazuar në dallueshmërinë e imazhit dhe rëndësinë e asaj çfarë fotoja përcjell, kanë zgjedhur të shpërblejnë me çmimin si fotoreporterin më të mirë Bulent Kiliç, 35 vjeç nga Turqia, i cili prej 5 vitesh punon në “Agence France Presse”.
Kiliç u zgjodh për dokumentimin e mjaft incidenteve gjatë një viti të trazuar, ku ndër më të rëndësishmet ishin zhvillimet në Ukrainë dhe Turqi. Fotografitë e tij të mahnitshme, të qartë dhe të paharrueshme tërhoqën vëmendjen e redaktorëve të revistave në të gjithë botën, veçanërisht në tetor kur ai fotografoi momentin teksa militantët e ISIS u bënë objekt i një sulmi ajror në qytetin sirian të Kobane.
Foto të tjera Në muajt e fundit Kiliç, i cili ka studiuar në Shkollën e Gazetarisë së Egjeut në 2003, ka trajtuar lajme nga Turqia dhe vendet fqinje të saj, duke u ndalur sidomos tek zhvillimet në Stamboll, në mënyrë që t’i qëndronte afër familjes dhe djalit të tij të sapolindur. Por talenti i tij është i dukshëm teksa sheh fotot që ai ka shkrepur me aparatin e tij në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, Ukrainë. Duke u ndalur tek zhvillimet e Janarit dhe Shkurtit në Ukrainë, Kiliç tregon se “kam ndjerë emocionet e miliona njerëzve përreth meje. Manifestuesit këndonin dhe unë ndodhesha aty me ta”.
Foto të tjera Ndërsa u kthye në Turqi, Kiliç ka përcjellë foto nga protestat e qershorit 2013 në Stamboll, e më pas edhe nga tragjedia në minierën e Somas, ku humbën jetën 300 persona.
Së fundi në tetor, pasi dëgjoi në radio "një ftesë drejtuar gjithë popullit kurd për t’iu drejtuar kufirit me Sirinë për të shpëtuar qytetin Kobane", shkoi në ato vende, ku ai fotografoi kampet e vogla të refugjatëve kurdë në Suruc, teksa burra dhe gra shihnin nga kodrat bombardimet në qytetin Kobane. Një moment i veçantë i fiksuar nga Kiliç ishte çasti kur militantë të ISIS u bënë objekt i një sulmi ajror në Kobane.
"Shumë njerëz më pyesnin nëse ishte e lehtë të shihje tek vriteshin njerëz para syve të mi. Ata më pyesin nëse kam ndjerë diçka. Nuk ishte e lehtë. Por kjo është luftë, dhe këta njerëz po vrisnin njerëz të tjerë. Ndonjëherë me të vërtetë nuk mund të ndjesh asgjë. Dhe nganjëherë madje as dëshiron të flasësh për këtë”, thotë Kiliç.
Foto të tjeraRedaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.5%
-
Të gabuar
24.7%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17