Presidenti i SHBA-së Trump, shefi i Kremlinit Putin, papa Francesku, futbolllisti Neymar janë ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë, qoftë për ndikim pozitiv apo negativ.
Është kjo lista e publikuar nga revista perstigjioze amerikane Time.
Ajo që bie në sy në këtë listë është prezenca jo vetëm e kreut të Shtëpisë së Bardhë Trump por edhe pjesëtarë të familjes së tij dhe administratës duke përfshirë vajzën Ivanka, dhëndri Kushner apo edhe këshilltari i tij Steve Banonon apo kreu i Pentagonit James Mattis.
Ajo që vihet re në listë është prezenca e vetëm një lideri fetar, Papa Francesku.
Lista e 100 personazheve më të rëndësishëm të këtij viti vlerëson politikën ndërsa i lë shumë pak hapsirë teknolgjisë dhe sportit ku përmendet emri i futbollistit Neymar.Por mes personazheve janë edhe presidenti i Filipinës Rodrigo Duterte.
Mes 100 emrave gjejmë Bezos të Amazonës dhe shefin e “Snapchat”-it, Evan Spiegel, por asnjë emër nga Google, Facebook, Apple apo gjigantë të tjerë dixhitalë.Interesante janë disa prej kombinimeve të personazheve të zgjedhura për të shkruar minibiografitë.
Ajo e presidentit rus Vladimir Putin është shkruar nga paraardhësi i tij, Mikhail Gorbachev, dhe për hir të së vërtetës nuk përmban shumë elozhe.Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Paul Ryan ka shkruar minibiografinë për presidentin Trump.
Mirë është shkruar edhe për Ivankën, kjo edhe për faktin se autore është mikja e saj, Ëendi Murdoch, ndërsa i matur është gjykimi për të shoqin, dhënë nga i madhi i politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger i cili shkruan se Kushner ka aftësi dhe avantazhe që do ta ndihmojnë, por është e vështirë të fluturosh pranë diellit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com