Times: Izraeli po përgatitet
të ndërhyjë në Gaza
Sipas raportimeve të fundit bëhet e ditur se, edhe ndërtesa e kryeministrit ka qenë objektiv i sulmit, pasi Izraeli autorizoi mobilizimin e më shumë se 75 mijë ushtarëve përgjatë brigjeve të Gazës pasi qarkulloi lajmi për një pushtim tokësor.
GAZA- Izraeli vë në shënjestër të sulmeve ajrore godinën e qeverisë së Hamasit në Gaza. Sipas raportimeve të fundit bëhet e ditur se, edhe ndërtesa e kryeministrit ka qenë objektiv i sulmit, pasi Izraeli autorizoi mobilizimin e 75 000 rezervistëve në kuadër të një ofensive tokësore në Rripin e Gazës, ndërkohë që operacioni "Mbështetja e Mbrojtjes'' hyri sot në ditën e katërt.
Revista “Times”, duke cituar zyrtarë të lartë të ushtrisë, informon se Izraeli po përgatitet për të hyrë në Gaza këtë fundjavë. Një prej këtyre ushtarakëve- sipas Times- ka konfirmuar urdhrin që i është dhënë trupave ushtarake për të qenë në gadishmëri të lartë. Ndërkohë që gjatë natës kanë vazhduar bombardimet në kufi me Rripin e Gazës. Në 6 orë “ushtria izraelite ka goditur 85 objektiva të reja terroriste”- informon ushtria izraelite në Twitter.
Ndërsa militantët në Gaza kanë vijuar me hedhjen e raketave në drejtim të Izraelit kryesisht drejtë Tel Avivit dhe Jeruzalemit. Gjatë natës së mbrëmshme si dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë raportuar shpërthime të tjera në Gaza. Kryesisht shpërthimet kanë qenë në afërsit të ndërtesës së kabinetit qeveritar të cilat janë boshatisur që më parë.
Sipas zëdhënësit të shërbimit të sigurisë Adham Abu Selmiya, në objektiv të sulmit ishte shtëpia e ministrit tëBrendshëm palestinez Ibrahim Salah, dhe forcat e ndihmës së shpejtë vazhdojnë të kërkojnë viktima nën rrënoja.
Të paktën 34 palestinez dhe tre izraelitë kanë humbur jetën që nga dita e enjte pasi u vra shefi i ushtrisë së Hamasit nga izraelitët.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.7%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 948
Lajme të tjera
-
Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh
30 Mars, 09:55
-
Berisha: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin! Ligji ka bazë kushtetuese, do insistojmë ta çojmë në Kuvend
30 Mars, 09:53
-
Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale
30 Mars, 09:39
-
Dea bëhet lidere, Olta i jep këshillën ‘gjeniale’: Tani bëje lëmsh gjithë shtëpinë
30 Mars, 09:38
-
Ndeshja e fundit e sezonit, tifozët e Arsenalit blejnë biletën për 28 mijë euro
30 Mars, 09:36
-
Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin
30 Mars, 09:30
-
Sot dita botërore e mjekëve, Presidenti Begaj uron ‘bluzat e bardha’: Respekt dhe mirënjohje
30 Mars, 09:26
-
Homazhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP/ Gafa e radhës e Deamishel: I urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës (VIDEO)
30 Mars, 09:19
-
BE-ja arrin marrëveshje ambicioze për energjinë e ripërtëritshme, synon të rrisë burimet nga era dhe dielli
30 Mars, 09:17
-
Gjermania miraton pr/ligjin për migracionin, do lejojë mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani të punësohen
30 Mars, 08:58
-
Beteja e Tiranës dhe diferencat e thella midis palëve
30 Mars, 08:52
-
E rëndë në Gramsh, pacienti 66-vjeçar hidhet nga kati i 4-t i spitalit, dërgohet me urgjencë në Tiranë
30 Mars, 08:45