KIEV – Pas tre javësh ngujimi, ish kryeministrja ukrainase, Julia Timoschenko i ka dhënë fund grevës së urisë. Ajo është transferuar sot për në spital, pas vendimit të marrë. Prej muajsh Timoshenko vuan nga një hernie diskale dhe ka humbur shumë në peshë për shkak të grevës së urisë. Timoshenko ka zhvilluar një bisedë të gjatë me neurologun nga Berlini, Harms i cili ndodhet aktualisht në Charkiv.
“Doktor Harms i tha mamasë sime se është e rëndësishme që të fillojë trajtimi mjekësor, në mënyrë që të parandalohen dëmet shëndetësore. Terapia nuk mund të fillojë menjëherë për shkak të grevës së urisë. Doktor Harms do të nxjerrë nënën time ngadalë nga procesi i urisë. Kjo mund të zgjasë dhjetë ditë”, tha vajza e Timoshenkos.

(aq/shqiptarja.com)