Këngëtarja e njohur 73-vjeçare Tina Turner ka vendosur të shkojë drejt altarit me të dashurin e saj Erwin Back më 15 korrik në Zvicër. Çifti jeton në Zvicër që prej vitit 1995.

Ata do t’i thonë betimet në kështjellën e tyre në breg të lumit të Zyrihut dhe nusja do të veshë një fustan të Armanit që e zgjodhi gjatë një udhëtimi në Milano, i cili do të jetë i ftuar në dasëm.

tina turner

Ky lajm është bërë i ditur nga tabloidi amerikan “National Enquirer” . Mësohet gjithashtu se të ftuarve u është kërkuar të vishen me të bardha, ndërsa shërbimi për atë ditë i është besuar stafit të restorantit të preferuar nga Turner.

Kjo është martesa e dytë për këngëtaren tetë herë fituese të çmimeve Grammy. Ajo u divorcua nga i saj burri i parë, Ike Turner, pas shumë viteve abuzimi. Ike ndërroi jetë në vitin 2007 nga një mbidozë kokaine.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)