TIRANË- "Karantinë dhe solidaritet përmes muzikës"! Kështu e ka quajtur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka videon e sjellë nga Pjesëtarët e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura.
Ato nuk janë vetëm në terren të angazhuar në patrullim dhe në operacionin humanitar, por edhe sjellin tinguj shprese në këto ditë të vështra.
"Karantinë dhe solidaritet përmes muzikës. Pjesëtarët e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura më dërguan këto video të përgatitur në distancë por me tinguj shprese, në shenjë solidariteti me kolegët e tyre të FA, të cilët prej javësh janë të angazhuar në patrullim dhe në operacionin humanitar", shkruan Xhaçka.