Diskutimin kryesor për librin “Kjo është jeta ime” të gazetarës Zenepe Luka e ka mbajtur aktorja Tinka Kurti. Aktorja kurti ka cmuar përmes faqeve të librit faktin që në “në kohë luftë apo situate të vështira që kalon një vend, një shoqëri, ata që vriten dhe ndëshkohen janë ushtarët, gazetarët dhe kameramanët”, duke kujtuar dhimbjen që përcjell Zenepe Luka në libër pas vendosjes së tritolit në banesën e saj, shkatërrimi i shtëpisë, plagosja e fëmijve.
"Por asaj nuk i janë ndarë peripecitë gjatë gjithë kohës, ajo është edhe një nënë, që packa profesionit të vështirë, ka rritur me mundime të mëdha fëmijët”, tha aktorja Tinka Kurti. Zenepe Luka është një figurë komplekse, që ka vënë energjitë e saj në interes të shoqërisë, qoftë si gazetare, shkrimtare, si nënë e bashkëshorte, por edhe në angazhimin e saj me shoqërinë civile.
Ajo ka themeluar dhe drejton shoqatën “Al Bano Karrisi” dhe Fondacionin “Nermin Vlora Falaschi”, pjesë e të cilit jemi edhe ne artistet.
Aktorja Kurti ka përfunduar fjalën e saj me humor: ”Nëse do të isha unë bashkëshorti i Zenepe Lukës, do ta kisha ndarë dhjetë herë”. Vlerësime për librin janë bërë edhe nga aktoret Margarita Xhepa, e cila ka recituar vargjet e Dritëro Agolli “Poçari”.
Për librin folën edhe këngëtarja Irini Qirjako, shkrimtarja, publicistja Vllasova Musta, Skënder Sallaku dhe gazetarja kineze Uang Lei, etj. Kanë folur edhe gazetaret Rajmonda Moisiu dhe Eleonora Koka, ardhur nga SHBA, Teuta Demjaha dhe Laura Parpaniku nga Shkupi, Flora Dyrmishi dhe Ajtene Krasniqi nga Kosova, Hatixhe Nelaj dhe Zylfie Duraku nga Mali i Zi dhe gazetare të tjera nga Vlora e Tirana.
Shoqata Kombëtare Atdhetare “Labëria” në këtë event të gazetares Zenepe Luka e ka vlerësuar atë me Diplomën “Mirënjohja e Labërisë” si publiciste e guximshme, autore botimesh dhe veprimtare e shquar shoqërore.
Zenepe Lula karrirrën e saj 40-vjeçare ka botuar mbi 10 mijë shkrime e botuar 9 libra, ka dhënë kontribute të shquara për problem të mprehta të kohës, duke pasqyruar vlerat historike të trevës së Labërisë. Pas aktivitetit u dha dokumentari “Jeta e trazuar e gazetares”, që i kushtohej Zenepe Lukës, ideuar dhe realizuar nga Tefta Radi.
/Shqiptarja.com