TIRANE – Katër automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Nga aksidenti mësohet se nuk ka viktima. I vetmi problem shëndetësor raportohet të jetë paraqitur nga një grua shtatzënë e cila udhëtonte në një prej automjeteve të përplasura: ajo ka pësuar një tronditje dhe për këtë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë, një prej rrugëve më qëndrore dhe më të trafikuara të kryeqytetit. Policia, e cika mbërritur menjëherë në vendngjarje, mendon se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe.
Automjetet e përfshira në të janë dy Volkswagen Passat me targa AA 934 IF dhe TR 7026 P, një Peugeot me targa TR 2330 U dhe një Benz me targa TR 2834 S.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com