TIRANË- Një 65 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, pranë shkollës ‘Kushtrimi i Lirisë’. Ka qenë një femër, e cila bashkëjetonte me Gëzim Çomen, e cila ka konstatuar e para aktin e rëndë.
Banesa ku Çome është vetëvarur ndodhet në rrugën “Gani Domi” , ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 65 vjeçari ka varur veteb për shkak të gjendjes së rëndë emocionale, ndërsa është marrë në pyetje edhe gruaja e cila bashkëjetonte me viktimën.

(aq/shqiptarja.com)