Tiranë, 800 fëmijë përfshihen në
aktivitetin sportiv: "Jeto me sport"

Tiranë, 800 fëmijë përfshihen në<br />aktivitetin sportiv: "Jeto me sport"
TIRANE - Bashkia e Tiranës, në kuadër të festave të fund-vitit ka organizuar sot aktivitetin sportiv "Jeto me Sportin" ku morrën pjesë rreth 800 fëmijë të moshave 7-14 vjeç.

E veçanta është se në këtë aktivitet ku morën pjesë 31 skuadra basketbolli, 24 skuadra volejbolli, grupi i aerobisë dhe grupi i taekëondosë ishte se nuk kishte një fitues, por secila skuadër zhvilloi një numër të barabartë ndeshjesh, duke inkurajuar në këtë mënyrë frymën sportive dhe përcjellë mesazhin se me sport janë të gjithë të fituar.

Në këtë aktivitet pati një hapësirë të veçantë edhe për fëmijët jetimë, romët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Nënkryetarja e Bashkisë Nevila Xhindi ka ndjekur nga afër këtë aktiviteti masiv sportiv, ndërsa tha se 88 fëmijët e mbledhur duan të përcjellin një mesazh: Të jetojmë përditë me sportin.

"Sot, ky aktivitet që ka mbledhur 800 fëmijë së bashku e që konkurrojnë në fusha të ndryshme të sportit, basketboll, volejboll, aerobi dhe në sporte të tjera, nuk është thjesht një garë. Këta fëmijë kanë ardhur sot për të përcjellë një mesazh, që ne duhet përditë të jetojmë me sportin" tha Xhindi.

“Jeto me sportin” është një mesazh për të gjithë ne që të jetojmë shëndetshëm. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)