TIRANE - Aleanca Kuq e Zi inauguroi paraditen e sotme, iniciativën “Krenar për emra shqiptar”pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, në mbrojtje të identitetit kombëtar. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu pasi ka falenderuar Drejtoreshën e Maternitetit “Koço Gliozheni” Znj.Rubena Mosiu për mundësimin e kësaj nisme e cila është risi në insitucionet publike shqiptare, deklaroi:
“Sot ne përurojmë këndin e emrave shqiptar në maternitetin “Koço Gliozheni” me shpresën dhe dëshirën që prindërit e fëmijëve t’i referohen historisë së kombit shqiptar duke i trashëguar pasardhësve të tyre historinë e kombit tonë. Fëmijët shqiptarë duhet të mbajnë emra shqiptarë, ata duhet të kenë kuptim pasi emri është elementi i identiteti personal por edhe atij kombëtar. Duhet të marrë fund huazimi i emrave të huaj të importuar nga telenovelat turke apo greke, identiteti kombëtarë është elemnti i cili bart me vetë pëshen historike të cilido prej nesh. Duhet të ndërgjegjësohemi për ti trashëguar fëmijëve dhe brezave të ardhshëm emra për të cilët duhet të krenohen dhe tregojnë me po aq krenari identitetin kombëtarë”.
Me këtë rast Kryetari i Aleancës Kuq e Zi vizitoi një nënë, e cila sapo kishte lindur vajzën e saj të dytë të cilës kishte zgjedhur t’i vendoste emrin Theranda, e cila është një krahinë që shtrihet në pjesën verilindore të Prizrenit, përkatësisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com