TIRANE – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Bllokut në kryeqytet. Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas Policisë së Tiranës, rreth orës 21:30, një automjet tip Benz, me targa italiane, CH 637 EJ, ka përplasur një motorr. Si pasojë, drejtuesi i motorrit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak. Gjendja e tij njoftohet të jetë kritike.
Policia ka ndaluar shoferin e automjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com