Tiranë/Ambasadorja franceze: Jeni 
larg BE-së, ndëshkoni kriminelët  

Tiranë/Ambasadorja franceze: Jeni <br />larg BE-së, ndëshkoni kriminelët  <br>
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, në një intervistë për “Albania Daily Neës”, ka deklaruar se Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, përsa i përket procesit të anëtarësimit në BE. 
Kjo sipas saj, sepse ende nuk po ndëshkohen kriminelët si dhe nuk po konfiskohen pasuritë e tyre.

“Fjala kyç është shteti i së drejtës.
Pa një shtet të së drejtës të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa.

Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre.

Këto kriminelët dhe rrjetet e tyre, të cilat nganjëherë kanë tentakula të gjata, e dëmtojnë Shqipërinë duke e varfëruar (dhe nuk paguajnë as taksa!), si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij, kjo e ndihmuar herë-herë edhe nga korrupsioni.”, deklaroi diplomatja franceze në Tiranë.

 

a.m/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset