Policia rrugore e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona, pasi në gjendje të dehur drejtonin automjetet në segmente të ndryshme rrugore.

Sipas policisë, nga kontrollet e realizuara nga ekspertët e qarkullimit rrugor 47 leje drejtimi janë pezulluar, nga këto: 16 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendrat e banuara. 27 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. 4 leje drejtimi për lëvizje në sens të kundërt.

Ndërkohë, 64  drejtues mjetesh  u dërguan në OASh, 22 masa administrative për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit dhe u ndaluan administrativisht 25 mjete për mos pagim të gjobave të Policisë Rrugore. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)