Tiranë, arrestohen 3 vetë të
shpallur në kërkim nga policia

Tiranë, arrestohen 3 vetë të<br />shpallur në kërkim nga policia
TIRANË – Kapen brenda 24 orëve tre persona tё shpallur nё kërkim nga policia e Tiranës.

Është arrestuar dje Fatos Nurat Dervishi, 31 vjeç, banues nё komunën Petrelë Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur nё kërkim, pasi Gjykata e rrethit Tiranё për veprën penale "dhunë në familje”.

Ndёrkohё nё orët e para tё mëngjesit tё ditës sё sotme ёshtё bёrё kapja e tё kërkuarit Artan Ekrem Kotarja, 36 vjeç, banues nё Domje-Tiranё. Ky shtetas ishte shpallur nё kёrkim pёr veprёn penale tё shkeljes sё rregullave tё qarkullimit rrugor. Me vendimin tё Gjykatёs sё Apelit Tiranё, ky shtetas ёshtё dënuar me 1 vit e 4 muaj burg dhe rreth një muaj më parë Prokuroria e Tiranёs ka lëshuar urdhrin pёr rivënien nё ekzekutim tё kёtij vendimi, i cili ishte pezulluar nga Gjykata pёr njё periudhё 6-mujore.

Po sot nga strukturat e policisё sё Tiranёs ёshtё bёrё kapja e shtetases Vera Isuf Ahmetaj, 42 vjeçe, banuese nё Bathore të Tiranёs. Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranё me vendim tё datës 04.11.2013 e ka dënuar kёtё shtetase me 6 muaj burgim pёr veprёn penale "falsifikim i dokumentave".

Prokuroria e Tiranёs ka dërguar materialet procedurale pёr tё tre kёta shtetas pёr ndjekje tё mëtejshme Prokurorisё sё rrethit Gjyqësor Tiranё.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë