TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit Pëllumb Mema 23 vjeç dhe Florant Pëllumbi 16 vjeç, pasi këta të fundit në bashkëpunim me njëri tjetrin në datën 1 korrik të këtij viti i kanë vjedhur shtetases Lindita Balavira 250000 lekë të reja.

Dy të arrestuarit janë autorë edhe të 12 vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme në qytetet Tiranë dhe Durrës.

Pëllumb Mema dhe Florant Pëllumbi kanë vjedhur aparateve celularë dhe portofola.


(b.m/shqiptarja.com)