Tiranë, arrestohen grabitësit
e karburantit në Golem

Tiranë, arrestohen grabitësit<br />e karburantit në Golem
TIRANE- Tre autorët e grabitjes së karburanti „Euodrin“ në Golem të Durrësit janë vënë në pranga 3 ditë më vonë. Në operacionin e koduar Maskat e natës“ i janë vënë prangat Eduart Zef Myftari, 19 vjec, banues në Durrës, Sabedin Elmaz Plaku, 23 vjec, banues në Durrës, dhe Marjan Anton Trendi, 19 vjec, banues në Durrës. Tre të rinjtë janë arrestuar në një lokal në fshatin Shënvlash të Durrësit.

„Këto shtetas më datë 25 dhjetor 2011 rreth orës 20.00’ nën këcënimin e armës kanë vjedhur rojen e karburant „Eurodrin“, e ndodhur në Golem dhe më pas janë larguar me një automjet.“- thuhet në njoftimin për shtyp të drejtorisë së policisë së Tiranës.

Po atë natë, rreth orës 03.40’ të tre këto shtetas, nën këcënimin e armës së zjarrit automatik kanë qëlluar në ajër duke i prerë rrugën me shtetasit Elvis Maci, i cili ishte duke udhëtuar me automjet sëbashku me familjen e tij.

Ata kanë kërcënuar me armë pasagjerët dhe i kanë kërkuar të zbresin nga automjet. Pasi e kanë vjedhur janë larguar nga Kavajë për në drejtim të qytetit të Durrësit.

Nga kontrolli i banesave, në shtëpinë e Marjan Trendi u gjend automjeti i vjedhur tip benz me targa të falsifikuara të Kosovës.

Në banësën e shtetasit Eduart Myftari u gjend arma automatik, e cila ka shërbyer për të realizuar vjedhjen, si dhe disa kapuca maskë.

Ndërkohë, në banesën e Sabedin Plaku u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy pistoleta tip TT dhe model Francez.

Strukturat e Policisë po punojnë për të dokumentuar të tjera vjedhje me armë dhe më dhunë të kryera nga ky grup në qytetin e Durrësit dhe në Tiranë.
Të rinjtë akuzohen për veprat penale të Vjedhjes me armë e realizuar në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore