Tiranë, arrestohet 18 vjecari
aksidentoi për vdekje një person

Tiranë, arrestohet 18 vjecari<br />aksidentoi për vdekje një person
Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një të riu, i cili aksidentoi për vdekje një qytetar dhe plagosi një tjetër, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Bëhet e ditur se shtetasi i arrestuar është Neritan Malisi, 18 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi dje rreth orës 00:35, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz E- Clas ”, me targa AA 776 BB, si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit ka hipur lart në trotuar dhe ka aksidentuar këmbësoret, Kastriot Murati, 46 vjeç, dhe Elida Bleta, 40 vjeç, të cilët në momentin e aksidentit ndodheshin në trotuar.

Të aksidentuarit u dërguan me ambulancë në SQU, dhe shtetasi Kastriot Murati, rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja Elinda Bleta rreth orës 09:20, ka vdekur.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin. Ndërkohë që sot rreth orës 07:30, autori i ngjarjes u paraqit vetë në ambientet e policisë dhe pranoi autorësinë e aksidentit dhe dha shpjegime për ngjarjen. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan