Një ditë pas grabitjes së një marketi në zonën e Kamzës policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Nga burime të Report TV policia ka ndaluar disa persona ndër të cilët njëri është kapur me akuzën e armëmbajtjes pa leje e dyshohet se mund të jetë i përfshirë në ngjarjen e së enjtes ku mbeti e plagosur punonjësja 19-vjeçare.
Personi që shikoni në foton e siguruar nga Shqiptarja.com është një prej të ndaluarve nga policia pasi qarkullonte me armë pa leje dhe po hetohet për të verifikuar nëse ka lidhje me ngjarjen e një nate më parë. Megjithatë po të njëjtat burime bëjnë me dije se policia ka ndaluar një tjetër person në cilësinë e autorit të dyshuar të ngjarjes
Mirush Jaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e tipit "Zastava", me një krehër me tre fishekë.
Mirush Jaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e tipit "Zastava", me një krehër me tre fishekë.

Ngjarja
Dy persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët udhëtonin me një motor, kanë tentuar të grabisin një supermarket. Grabitësit kanë hasur në rezistencën e punonjësve të biznesit dhe në këtë moment ata kanë qëlluar më armë zjarri kallshnikov brenda në supermarket, duke lënë të plagosur një punonjëse, e cila ka marrë një plumb në këmbë.
Policia sqaron se e plagosura është 19-vjeçarja me iniciale I.D, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, grabitësit janë larguar në rrugicat e lagjeve të Kamzës. Disa metra larg vendngjarjes ata kanë braktisur motorin i cili është sekuestruar nga Policia.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)





