TIRANË - Efektivët e Komisariatit 3 në kryeqytet  kanë arrestuar në flagrancë Fatmir Gjonin, 27 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kallmet, komuna Kallmet Lezhë.
 
Arrestimi i tij u krye pasi dje në rrugën “Don Bosko, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.3 Tiranë, i cili në bashkepunim me Marjan Toma, 28 vjec, kanë tentuar të vjedhin automjetin tip “Golf 4”, me targa AA 033 HX, në pronësi të shtetasit E.V.
 
Nga puna hetimore e bërë, u bë dokumentimi ligjor sepse këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri -tjetrin në kohë të ndryshme dyshohet se janë autor të vjedhjeve të automjete të  markave “Golf”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)