Policia e kryeqytetit ka gjetur dhe asgjësuar sot 2750 rrënjë kanabis sativa ndërkohë që ka prangosur 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë ndëkrohë që ka sekuestruar edhe dy armë zjarri.
Policia bën të ditur se, nga ana e Specialistëve e Komisariatit të Policisë Nr 5 dhe Komisariatit Vorë, kanë arrestuar Lufti Neli, 38 vjeç, Fatjon Xhaferri, 19 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç. Ndërkohë u shpallën në kërkim A. Sh., 27 vjeç dhe E. Xh., 28 vjeç.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim u bë pasi gjatë kontrolit të territorit, shërbimet e policisë ka evidentuar në fshatin Pinar, në vendin e njohur si "Kodra e Diellit", të mbjella në dy parcela pranë njëra-tjetrës si dhe në fshatin Palaq, njësia administrative Prezë rreth 2750 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së Fatjon dhe E. Xhaferri, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale dy armë zjarri: Një automatik i tipit AK-47 dhe një pushkë 10-tëshe.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com