Tiranë, asgjësohen 400 rrënjë
kanabis, prangoset 41-vjeçari

Policia e Tiranës ka prangosur 41-vjeçarin Ervin Osmani pasi është kapur në flagrancë në një parcelë të mbjellë me rreth 400 rrënjë lëndë narkotike kanabis sativa.

Sipas policisë, 41-vjeçari ka qenë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Fravesh, në Njësinë Administrative Bërzhitë, kur policia e ka prangosur.
 
Ervin Osmani, 41 vjeç, është person i dënuar më parë për Vjedhje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur