Tiranë, bashkia aksion
për prishjen e kioskave

Tiranë, bashkia aksion <br />për prishjen e kioskave
TIRANE- Bashkia e Tiranës ka nisur së fundmi një aksion për prishjen e disa kioskave të vogla që kishin mbetur cepave të kryeqytetit. Kështu, pak ditë më parë, është prishur një kioskë e vogël që ishte te pallati përballë me Partinë Demokratike, ku shiteshin libra të ndryshëm artistikë dhe shkollorë. Dhe pak ditë më pas, është prishur një tjetër konstruksion metalik që ishte në hyrje të rrugës që të çon te shkolla e mesme Ekonomike dhe që shiteshin këpucë. Por megjithëse janë prishur këto ndërtime, pamje që të ofrohet nuk është aspak më e mirë. Kioskat vetëm sa janë shembur dhe janë lënë aty për tokë, duke u kthyer në një pirg të madh mbeturinash. Sipas ligjit të urbanistikës, mbeturinat duhet t’i largojnë ata që i shkaktojnë, pra pronarët që i përdornin për të zhvilluar aktivitetin privat, por në të vërtetë kjo nuk ndodh. Nëse nuk ndërhyn vetë bashkia këto mbeturina të ish-biznese të Tiranës, do të vazhdojnë të jenë një dekor për kryeqytetin. Ndërkohë që aksioni ka përfshirë vetëm qendrën e Tiranës, pasi sa i përket zonëve, jo vetëm periferike, por edhe vetëm pak km larg qendrës, kioskat vazhdojnë të jenë në këmbë gjithandej. Sigurisht që ata janë biznese të regjistruara, që paguajnë taksat dhe tatimet, dhe që bashkisë aktuale i janë lënë trashëgim nga ish-kryebashkiaku Rama,por kjo nuk e zbeh detyrimin e bashkisë që këto sipërfaqe t’u rikthehen qytetarëve. Ashtu siç edhe pat premtuar vetë kreu aktual i bashkisë, Lulzim Basha.
(emke/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët