TIRANË - Në shënjë solidarizimi me banorët e zonave të bllokuara nga bora dhe përpjekjet që po kryen Shtabi i Emergjencave Civile për përballimin e kësaj situate të fatkeqësisë natyrore, Bashkia e Tiranës ka vendosur të anullojë të gjitha aktivitet e parashikuara për nesër, Ditën e Shën Valentinin. Njoftimi është dhënë nga zyra e shtypit e bashkisë, sipas së cilës në ditën e të dashuruarve Bashkia e Tiranës kishte planifikuar disa aktivitete për të rinjtë.

(aq/shqiptarja.com)