Tiranë, Bashkia s'jep
lekët për nxënësit e dallua

Tiranë, Bashkia s'jep<br />lekët për nxënësit e dallua
E nisur si një traditë nga ish-kryebashkiaku, Edi Rama, në fund të çdo viti shkollor, mësuesit e të gjithë shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të Tiranës, dërgojnë në drejtorinë arsimore të kryeqytetit listën e nxënësve me të gjitha dhjeta të institucionit të tyre. Më pas këtë listë, drejtoria arsimore e dërgon në bashkinë e madhe, nga edhe dalin paratë për të shpërblyer të rinjtë që arrijnë rezultatet të shkëlqyera. 3 mijë lekë të reja në muaj për nxënësit e 9-vjeçares dhe 5 mijë lekë të reja në muaj për gjimnazistët. Por këtë vit duket se të rinjtë nuk po i marrin ende frytet e punës së tyre. Gjatë viteve të kaluara kjo praktikë niste të zbatohej përpara ndërrimit të viteve, pasi bëhet fjalë për vitin shkollor që është mbyllur në muajin qershor, ndërsa këtë vit, megjithëse po i afrohemi fundit të muajit shkurt, në drejtorinë arsimore nuk ka ende një njoftim zyrtar për paratë e nxënësve të shkëlqyer. Ndërsa mësuesit e shkollave thonë se nuk dinë si t’u përgjigjen pyetjes së vazhdueshme të të rinjve nëse këtë vit do të mund ta marrin apo jo këtë pagesë modeste. “Duke qenë se kjo është një praktikë që bëhet çdo vit, dhe një pjesë e madhe e nxënësve e kanë përfituar edhe gjatë viteve të kaluara, na pyesin vazhdimisht. Por ne ende nuk kemi një përgjigje për këta nxënës’, - na thotë njëra prej mësuesve të gjimnazit “Partizani” në Tiranë. Në total bëhet fjalë për rreth 600 nxënës, të dy cikleve të shkollimit, të cilët e marrin pagesën çdo muaj.
Ndërkohë që pranë bashkisë së Tiranës na thonë se sigurisht që edhe për këtë vit do të jepen shpërblesat për të rinjtë e dalluar, dhe kjo është vetëm çështje kohe. Sipas burimeve nga bashkia e Tiranës, vonesat e deritanishme kanë ardhur për shkakun se buxheti ende nuk është shpërndarë sipas të gjithë zërave. “Tradita e shpërblimit të nxënësve të dalluara do të vazhdojë edhe këtë vit. Do të ndiqet e njëjta praktikë si edhe më parë, ndërkohë që për momentin nuk kanë kaluar fondet për këtë kategori nxënësish, pasi buxheti i 2012 nuk është shpërndarë ende sipas të gjitha zërave. Është vetëm çështje ditësh dhe natyrisht që edhe nxënësit e dalluar të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare do të marrin shpërblimin e tyre modest për rezultatet e shkëlqyera”, - na sqarojnë burime pranë bashkisë së Tiranës.
Shpërblimin nga bashkia e Tiranës e marrin vetëm nxënësit që vlerësohen me të gjitha dhjeta gjatë gjithë vitit shkollor. Ai jepet vetëm për 9 muajt e shkollës dhe është një procedurë që ripërsëriten çdo vit. Gjatë këtij viti e marrin këtë bursë, ata që kanë mbaruar vjet shkollën me të gjitha dhjeta.
(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën

'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën