Tiranë, bashkia shpërbim
80 milion lekë për klubin sportiv

Tiranë, bashkia shpërbim<br />80 milion lekë për klubin sportiv
TIRANË - Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e rradhës, e cila është parashikuar të mbahet me datë 1 mars do të shqyrtoj propozimin e Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit Tirana SHA. Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar për shtyp, kryebashkiaku Basha është angazhuar personalisht për të krijuar kushte sa më të mira për futbollistët e Tiranës të cilat natyrisht do të ndikojnë edhe në performancën e tyre. Krahas buxhetit të përcaktuar për Klubin e Tiranës, Basha dhe bordi drejtues janë të angazhuar edhe për thithjen e sa më shumë donancione dhe për të siguruar një sponsor për Klubin e Futbollit Tirana. Përveç premiove për ndeshje, kryebashkiaku Basha ka garantuar se në fund të vitit me marrjen e trofeut, siç i takon Tiranës, klubi do të ketë shpërblimin më të mirë që ka pasur ndonjëherë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane