Tiranë, Bashkia shpall
Kristo Frashërin “Qytetar Nderi”
Këshilli Bashkiak i Tiranës, në unanimitet, ka vendosur t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi”, historianit të njohur Kristo Frashëri, “për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës”. Ky titull për Profesor Frashërin u propozua nga grupi socialist në Këshillin Bashkiak.
TIRANE - Këshilli Bashkiak i Tiranës, në unanimitet, ka vendosur t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi”, historianit të njohur Kristo Frashëri, “për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës”. Ky titull për Profesor Frashërin u propozua nga grupi socialist në Këshillin Bashkiak.
Akademik Kristo Frashëri ka luajtur një rol të rëndësishëm, në evidentimin e vlerave historike kulturore dhe qytetare të Tiranës, thuhet në një njoftim për shtyp të Bashkisë së kryeqytetit. Ai ka realizuar një sërë studimesh dhe ka botuar shkrime dhe libra për historinë e kryeqytetit shqiptar.
Më 11 shkurt, në një intervistë të posaçme, dhënë për konferencën shkencore të organizuar nga Bashkia e Tiranës, në kuadër të 92-vjetorit të deklarimit të Tiranës si kryeqytet i vendit, Kristo Frashëri deklaroi se e ndjente veten krenar, që ishte qytetar i Tiranës dhe me këtë dashuri dhe krenari për Tiranën ka punuar për evidentimin e historisë së saj.
Profesor Kristo Frashëri është një nga historianët e njohur shqiptarë, me një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë gati 70-vjeçare. Lindur më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Kristo Frashëri ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare.
(im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.1%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9834
Lajme të tjera
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09
-
Moto GP/ Ducati dominon në Argjentinë, Marquez në 'pole-position' edhe pas flakëve
1 Prill, 22:03
-
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
1 Prill, 21:58