TIRANE- Një vrasje e rëndë është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Kur të gjithë festonin festën e Kurban Bajramit, një telefonatë në polici ka njoftuar për një krim të rëndë në familje.

Nga të dhënat e para Ismet Hysa akuzohet se ka vrarë me thika bashkëshorten e tij, Edlira Doci, rreth orës 13. 00.

Ngjarja është shënuar në banesën e ciftit, në zonën pranë Casa Italia, në Tiranë. Policia bën të ditur se autori pas krimit është larguar nga vendi i krimit duke marrë dhe vajzën e tij.Policia po punon për ndalimin e autorit Ismet Hysa.
(s.g/shqiptarja.com)