TIRANE - Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Ardian Cipa, mori pjesë në një takim me punonjës social, në kuadër të projekteve të mbështetjes suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Qëllimi i këtij takimi, është promovimi i policimit në komunitet nëpërmjet ndërgjegjësimit të të rinjve dhe rritjes së partneritetit ndërmjet institucioneve, në vijimësi të projektit “Policimi në komunitet,  një përgjegjësi e përbashkët”.

Objektivat e këtyre takimeve të policisë me punonjësit social kanë të bëjnë me rritjen e besimit të të rinjve tek policia nëpërmjet informimit dhe ndërgjegjësimit si dhe fuqizimi i patneritetit ndërmjet institucioneve  lokale dhe qëndrore.

Po ashtu në qendër të objektivave janë edhe rritja e kapaciteteve të punonjësve të policisë dhe të studentëve të punës sociale mbi policimin në komunitet, dhe të forcojë shërbimin psiko-social në shkolla.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)