TIRANE- Mëngjesin e djeshëm në kryeqytet ka nisur dezinsektimi kundër mushkonjave në mjediset rreth Kryeministrisë. Ndërkohë, një makinë e pajisur me elementë dezinfektues i ka rënë rreth e për qark oborrit të kryeministrisë duke lëshuar lëngun dezinsektues kundër mushkonjave.
Kjo është nisma e filluar prej disa kohësh në zonat bregdetare, si Shëngjini, Vlora, Saranda, por tashmë është vendosur edhe në Tiranë. Ndërkohë pritet që kjo nismë të vazhdojë edhe në zonat e tjera të kryeqytetit. Por, edhe Ministria e Bujqësisë ka nisur një tjetër fushatë dezinsektimi sa i përket shfarosjes së karkalecit. Zona më problematike e konstatuar deri më tani është ajo e Pustecit, dhe për pasojë Ministria e Bujqësisë ka hartuar një plan për spërkatjen e zonës me qëllim shfarosjen e karkalecit, i cili është kthyer në një mankth për banorët.
Një prej vatrave në fshatin Kallamas ka qenë ndalesa e parë e Ministrit, Edmond Panariti, i cili ka deklaruar se edhe këtë vit të mbjellat në këtë zonë janë nën rrezikun e insektit por: “Strategjia jonë do të mbështet kryesisht te parandalimi, ne tani kemi të bëjmë me një infeksion të vendosur në këtë zonë. Nëpërmjet spërkatjes me një preparat i cili është shumë efektiv, por edhe miqësor ndaj mjedisit. Pasi ne duhet të bëjmë kujdes që të luftojmë insektet, por të mbrojmë edhe ambientin nga përdorimi i insekticideve që mund të kenë ndikim në mjedis.
Ky preparat që përdoret është shumë miqësor ndaj mjedisit, është regjistruar në agjencinë amerikane të mjedisit” tha Panariti. Prej të paktën 4 vitesh banorët e fshatrave të komunës Pustec nuk arrijnë të marrin asnjë prodhim si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga insekti.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com