Tiranë- Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me thikë babanë, 52- vjeçarin me inicialet G.M. banues në Fushë-Mëzes.
 
Ndaj 52- vjeçarit është lëshuar urdhri i mbrojtjes, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për arrestimin e tij.
 
Sipas deponimit të 52- vjeçarit në polici, i biri e dhunonte prej kohësh pas konflikteve në familje duke bërë që ta denonconte.


dy.b/shqiptarja.com