Tiranë, dhunonte dhe kanoste vjehrrën 73-vjeçare, arrestohet nusja 

Një 30 vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi ushtronte dhunë ndaj vjehrrës së saj 73-vjeçare. Burime zyrtare nga policia kanë bërë me dije se në pranga është vënë 30 vjeçarja E.L., ndërsa policia e Tiranës ka lëshuar urdhër-mbrojtje për të moshuarën D.L. “Më datë 04.01.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja E.L, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, ka ushtruar dhunë e kanosur vjehrrën D.L, vjeç 73, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për urdhër mbrojtje”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit