Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Sipas policisë, përveç kësaj, 50 leje drejtimi janë pezulluar, nga këto:18 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qytet, 32 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur, 59  drejtues mjetesh u u dërguan në OASh.

17 masa administrative janë vënë për rrip sigurimi, shkelje semafori dhe përdorim të celularit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)