TIRANE-Vihen në pranga dy adoleshentë pasi një ditë më parë kanë kërcënuar dhe më pas grabitur dy persona. Policia e kryeqytetit ka bërë arrestimin e 17 vjecarit A.Kurti lindur në Dibër dhe banues në Tiranë pasi nën kërcënimin e një thike i ka grabitur një shtetasi shumën prej 5 000 lekësh. Pas kallëzimit të bërë në komisariatin numër një në kryeqytet, policia ka kryer arrestimin e tij. Ndërkaq një tjetër adoleshent është vënë në pranga për të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes me dhunë. 18 vjecari Xhejms Zhezaj një ditë më parë i ka hedhur spraj në sy një personi dhe më pas i ka vjedhur telefonin e tij celular.
(jd/shqiptarja.com)