TIRANË - Prokuroria e kryeqytetit ka vendosur të pushojë hetimet ndaj Zana Xhukës, kryeinspektores së Deklarimit të Pasurive. Vendimi vjen 4 ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi me 16 votat e mazhorancës raportin për shkarkimin e Zana Xhukës nga posti i kryeinspektores së ILDKP-së.
Vendimi i pushimit të hetimeve, është marrë mesditën e sotme nga Prokuroria e Tiranës. Sipas burimeve nga institucioni i akuzës, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në veprimet e Xhukës nuk janë gjetur elementë të veprës penale.
Në Prokurorinë e Tiranës ka patur është një tjetër kallëzim. I pari ishte nga disa punonjës të ILDKP-së që denonconin shkeljet e kryera nga Inspektorja e Përgjithshme e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Zana Xhuna.
Denoncimi kishte të bënte me emërimet klienteliste sipas grupit të punonjësve, që kryeheshin nga kryetarja Xhuka.
Ndërsa kallëzimi i dytë ishte edhe ai i bërë nga vetë Zana Xhuka, për punonjësit që e kallëzonin dhe publikuan deklaratën kundër saj. Konkretisht Xhuka akuzoi vartësin, Shkëlqim Ganaj se ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike e verbale dhe për këtë arsye i ka kërkuar Policisë së Tiranës mbrojtje të veçantë të personit të saj dhe familjes.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com