TIRANE - Një efektiv policie është sulmuar dhe është dhunuar nga të dy të rinjë në një pikë bastesh në kryeqytet, ndërsa janë arrestuar edhe autorët.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh në Unazën e Re në Tiranë, ku për motive personale, dy të rinjtë kanë ushtruar dhunë ndaj policit, identiteti i të cilit nuk dihet.

Ndërkaq efektivi blu mësohet të ketë qenë jashtë shërbimi, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar dy dhunuesit ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)