TIRANE- Një 27 vjecar i akuzuar për një vrasje të kryer dy vjet më parë është ekstraduar ditën e djeshme nga Italia.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin Nr. 4, datë 20.01.2010, kishte lëshuar masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Edmond Hasani, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjes pa leje“, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Djaloshi i lindur në Mirditë akuzohet se më 8 janar 2010, në Rubik, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të shtetasit Anduel Marku , duke i shkaktuar vdekjen.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, Hasani ishte arrestuar në Romë më 10 nëntor 2011, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Ekstradimi është kryer dje nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 27 vjecari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com