TIRANE- Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur banorët e rrugës "Siri Kodra" pasi në derën e apartamentit ku banon shtetasi Lorenc Teranaj ishte vendosur një sasi prej 100 gramë lëndë eksplozivi. Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës mërkurë dhe se sipas policisë ka shkaktuar vetëm dëme materiale të banesës. Lënda eksplozive ishte sistemuar poshtë derës, së apartamentit ku qëndron familja e Lorenc Taranaj, preson ky që vitin e kaluar është arrestuar me 1.2 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë. Kanë qënë banorët e pallatit ata që kanë lajmëruar policinë rreth këtij shpërthimi, ku uniformat blu kanë shkuar me shpëjtësi në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e para hetimore. Nga të dhënat paraprake, është konstatuar se asnjë nga anëtarët e familjes së Teranaj por dhe banorët e tjerë të pallatit ska pësuar dëmtime fizike. Burime pranë policisë thanë se objektiv i këtij sulmi ka qënë 32 vjeçari Lorenc Teranaj, i cili njihet si person me precedentë penalë, kryesisht në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
HETIMET E POLICISE
Një grup specialistësh të policisë së Tiranës kanë marë në pyetje dhjetëra persona, mes të cilëve dhe shtetasin Lorenc Teranaj. Ky i fundit por dhe deklaruesit e tjerë skanë dhënë informacione të sakta që do të ndihmonin policinë e Tiranës për zbardhjen e identitetit të autorëve të vendosjes së ekzplozivit. Pavarësisht kësaj, policia e Tiranës ka ngritur disa pista hetimore ku dyshimet e para bien mbi historikun kriminal të Lorenc Teranaj. Sipas policisë vitin e kaluar ky person është arrestuar me heroinë së bashku me një shtetas tjetër me inicialet B.M. Fillimisht Teranaj është lënë në burg nga gjykata e shkallës së parë, por kur çështja ka shkuar në Apel, atëherë kjo gjykatë ka vendosur lirimin e Lorenc Teranaj. Kjo me sa duket ka sjellë dhe iritimin e personave të tjerë, kundërshtarë në biznesin e drogës, të cilët mendohet se kanë vendosur dhe sasinë prej 100 gramë tritol në derën e apartamentit të Lorenc Teranaj. Deri më tani policia e Tiranës nuk ka asnjë të dyshuar rreth kësaj ngjarje. Ndërkohë që hetimet janë duke vijuar me shpresën e arrestimit të autorëve të krimit.
LIRIMI I TERENAJ
Më datë 27 gusht 2011, Lorenc Teranaj është paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë. Teranaj ka hedhur poshtë çdo pretendim të Prokurorisë, me argumentin se Policia e Shtetit ka referuar fakte të pavërteta. Konkretisht sipas tij, në automjetin me të cilin ai dhe B.M., udhëtonin më datë 24 gusht 2011 nuk është gjetur asnjë send. Qesja e pretenduar me lëndë narkotike brenda, sipas tij është gjetur në një mjet tjetër, fakt të cilin sipas tij organet e policisë nuk e kanë referuar. Pas pretendimit të dy palëve, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë "burg me afat" 30 ditë, duke i lënë si detyrë Prokurorisë, që të paraqisnin aktin e ekspertizës që provonte se sasia e lëndës së gjetur ishte heroinë. 30 ditë më pas, më datë 27 shtator 2011, organi i akuzës ka paraqitur akt akt-ekspertimin kimik, sipas të cilit rezultonte se kishte prani heroine. Por në këtë seancë, as Teranaj dhe as avokatët e tij mbrojtës nuk janë paraqitur. Menjëherë pas këtij vendimi, mbrojtësit e 32-vjeçarit e kanë apeluar këtë vendim dhe vetëm pak ditë më pas Gjykata e Apelit e ka liruar Lorenc Teranajn, pasi sipas saj gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë kishte pasur shkelje të rënda proceduriale.( Foto ilustruese)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com