Trupi i pajetë i një foshnje të sapolindur është gjetur nga policia mbrëmjen e së shtunës. Mësohet se fetusi i pajetë u gjet në një kazan plehrash në rrugën “Siri Kodra”. Trupi i foshnjës është dërguar për ekzaminime në Morgun e Mjekësisë Ligjore.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)