TIRANË - Në kohën kur janë me qindra vendimet gjyqësore të formës së prerë për rikthimin në punë të ish-punonjësve të bashkisë së Tiranës, që i largoi Basha nga detyra, Bashkia prej dy javësh ka nisur një fushatë të madhe mediatike për fuqizmim e stafit të saj.
Në mediat pro Bashës publikohen çdo ditë njoftimet për shpalljen e konkursve për 27 vende të lira pune për drejtorë drejtorish, 28 vende të lira pune për përgjegjës sektori dhe 64 vende për specialist. Madje bashkia ka shpallur vend të lire dhe postin e Administratorit të përgjithshëm. Gjitësej 120 vende të lira pune.
Ajo që ngre hije dyshimi për këtë procedurë është fakti se askush nuk bën transparente se çfarë po ndodh realisht, dhe përse po harxhohen miliona lekë për të bërë njoftime në media, kur me këto para mund të bëheshin pagesat e punonjësve që janë hequr padrjetësisht nga puna dhe gjykata ka vendosur t’u paguhet paga e plotë derisa bashkia ti rikthejë sërish në punë.
Sipas rregullores për të hapur një vend të ri pune, Bashkia e Tiranës duhet të çojë fillimisht kërkesë në Këshillin Bashkiak dhe vetëm pas miratimit në këshill, kalohet tek procedurat konkrete. Në këtë rast kjo procedure nuk është zbatuar.
Këshilltarët e majtë për A1 REPORT thane se në bashki nuk ka vende të reja pune, por procedurat e konkurimit janë hapur në mënyrë fiktive. Sipas tyre, qëllimi është të punësohen të besuarit e PD-së që deri më tani ishin në qeveri, dhe pas ndërrimit të pushtetit, kanë mbetur pa punë
Shpallja e konkursve për mbi 120 vende pune në bashkinë e Tiranës, bie ndesh edhe me kërkesën që qeveria e Shqipërisë i ka bërë të gjithë administratës publike që të marrë masa për reduktim me 30 % të stafeve, për shkak të krizës ekonomike. Duket se bashkitë e djathta nuk e kanë marrë në konsideratë këtë kërkesë, pasi dy javë më parë edhe Bashkia e Vorës njoftoi shpalljen e konkurseve për dhjetëra vende pune.
Në kohën kur Shqipëria po kalon një periudhë krize, kur arka e shtetit është lënë bosh nga qeveria Berisha dhe mungojnë paratë dhe për ndihmën e njerëzve në nevojë dhe me aftësi të kufizuar, pushteti vendor i kryebashkiakut Lulzim Basha vazhdon me të njëjtën logjikë të shpërdorimit të fondeve: lumë parash dhe reklamash për mediat që i favorizojnë
Vendet e reja te punës Pagat mujore
1 Administrator 120 000 lekë
27 Drejtor drejtorie 80 000 lekë
28 Përgjegjës sektori 67 000 lekë
64 Specialistë 54 000 lekë
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com