TIRANE – Krimi në familje ka goditur përsëri në kryeqytet ku mbrëmjen e sotme një burrë ka goditur me sopatë gruan e tij. Siç njoftoi policia, shtetasi Ramiz Qershia ka goditur bashkëshorten Shqiponja Qershia duke i shkaktuar plagë të rënda.

Viktima e sulmit është dërguar urgjentisht në spital ndërsa autori është ndaluar nga forcat e rendit.

Shkak për këtë sulm ka qenë një sherr në familje. Bëhet fjalë për një çift që ka pasur shpesh herë probleme të tilla për të cilat 36-vjeçarja Shqiponja Qershia kishte kërkuar dy herë një urdhër mbrojtjeje, më 9 dhjetor dhe 12 mars.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Sadik Petrela, në Tiranë, bënë të ditur burime policore.

(im/shqiptarja.com)