Një qytetari i janë marrë me dhunë një shumë parash pasi ka dalë nga një bankë në Tiranë. Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një person duke e ndjekur pasi doli nga banka ku tërhoqi para. Grabitësit i kanë marrë nën kërcënimin e armës shumën prej 4 milionë lekë të vjetra.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30. Një person i cili ishte duke lëvizur me një autoveturë, hyri në një nga filialet e bankave private që ndodhen atje dhe tërhoqi disa para. Më tej ai i hipi makinës dhe rinisi lëvizjen.
Nën kërcënimin e armës dy agresorët e maskuar që ishin duke lëvizur me një motor, u vunë në ndjekje të makinës, teksa ajo po lëvizte nga Spitali Ushtarak në drejtim të pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Menjëherë më pas janë zhdukur me motorin e tyre në drejtim të paditur. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com