Tiranë, hajdutët “e vegjël”
alarmojnë banorët e policinë

Tiranë, hajdutët “e vegjël”<br />alarmojnë banorët e policinë
TIRANË – Në kryeqytet rritet numri i vjedhjeve ku më të përfshirët janë adoleshentët. Policia e Tiranës ka bërë më dije se gjatë 24 orëve të fundit ka mundur të zbardhë disa vjedhje, kryesisht të banesave dhe të kalimtarëve në rrugë e ka prangosur autorët e tyre. Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkëlqim Ismail Qerimi, 27 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, sepse gjatë natës, në rrugën “Irfan Tomini“, është kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme, pasi ka hyrë për të vjedhur në banesën në pronësi të një shtetasi.
Po mbrëmjen e djeshme është prangosur 17 vjeçari, A. Poleshi, banues në Lapakë, sepse rreth orës 14.00, në rrugën “Ndre Mjeda“, është kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjishme, pasi kishte vjedhur një cantë brenda së cilës ishte sasia prej 418 800 lekë e një shtetaseje, e cila kishte dalë nga dyqani Vodafon dhe po shkonte për të dorëzuar paratë në bankë.

Ndërsa blutë e komisariatit numër 3 kanë arrestuar dy 16 vjeçarë të cilët prej kohësh po terrorizonin banorët e rrugës „Jordan Misja“.
Xh. K dhe A.M, janë kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme duke vjedhur me thyerje tek pallati “Mak 08“. Nga kryerja e veprimeve proçeduriale e hetimore rezultoi se shtetasit e mësipërm janë autor të vjedhjeve si më poshtë:
- Me dt.10.02.2012, në rrugën “Jordan Misja“, kanë vjedhur me thyerje tek pallati “Bremen“,
- Me dt.11.02.2012, në rrugën “Gjergj Legisi“, ish kombinati “Josif Pashko”, kanë vjedhur me thyerje te fabrika e pllakave të betonit, ku kanë marrë vegla pune dhe hekurishte,

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë