Tiranë, hapet strehëza për
komunitetin gay e lesbiket
E pagёzuar me emrin “Strehёza LGBT”, ёshtё tashmё gati Qendra e Parё e Emergjencёs vёnё nё dispozicion tё komunitetit të lezbikeve, homoseksualëve, bisekdualëve dhe transeksualëve nё Shqipёri.
TIRANE– E pagёzuar me emrin “Strehёza LGBT”, ёshtё tashmё gati Qendra e Parё e Emergjencёs vёnё nё dispozicion tё komunitetit LGBT nё Shqipёri. Ky projekt, i mundёsuar nga bashkёpunimi i Ambasadёs PINK me Fondacionin Planet Romeo Hollandё, i mundёson komunitetit të lezbikeve, homoseksualëve, bisekdualëve dhe transeksualëve (LGBT) strehim dhe mbrojtje nё momentet mё tё vёshtira apo ekstreme tё jetёs, sidomos pёr ato vajza dhe djem tё cilёt janё nё proçesin “coming out”, tё pranimit tё identitetit tё seksual tek miqtё, familjarёt ose kolegёt).
“Strehёza LGBT” do tё jetё e hapur vetёm pёr personat qё kanё mbushur moshёn 18 vjeç, ndёrsa pёr tё gjithё personat nёn kёtё moshё, strehimi i tyre do tё bёhet nё strehёzat pёr mbrojtjen e fёmijёve dhe adoleshentёve.
Prej kohёsh Ambasada PINK ka shprehur shqetёsimin pёr rastet kur prindёrit apo tё afёrmit e komunitetit LGBT kanё reaguar ashpёr pasi kanё mёsuar orientimin seksual tё fёmijёve tё tyre, duke arritur deri nё rrahjen apo dёbimin e tyre. Nё mjaft raste, pas njё periudhe reflektimi dhe komunikimi, prindёrit janё ri-bashkuar me fёmijёt e tyre, duke nisur kёshtu fazёn e njohjes dhe pranimit tё identitetit tё tyre seksual.
"Duke patur parasysh kёtё moment tё rёndёsishёm dhe delikat nё jetёn e vajzave dhe djemve tё komunitetit, vullneti i Ambasadёs PINK ёshtё qё nё kёtё periudhe tranzitore, t’i asistojё anёtarёt e komunitetit tё vendosur nё strehёz, duke i ndihmuar ata nё komunikimin me tё afёrmit e tё dashurit e tyre, si dhe pёr njё pjesё tё tyre ndihmёn nё drejtim tё mёsimit tё njё profesioni."- njofton ambasada Pink, duke shtuar se vendndodhja e qendrës nuk do tё bёhet publike pёr arsye sigurie
“Strehёza LGBT” do tё funksionojё, duke u mbёshtetur nё rregulla dhe parime etike, nё mёnyrё qё bashkёjetesa, sado e shkurtёr e anёtarёve tё ndryshёm tё komunitetit, tё jetё e qetё dhe nё ndihmё tё kauzёs sonё tё pёrbashkёt.
Pёr Ambasadёn PINK, ky ёshtё njё moment i rёndёsishёm nё drejtim tё avancimit dhe mbrojtjes tё tё drejtave tё komunitetit LGBT, duke u siguruar qё pavarёsisht rrethanave tё jetёs, asnjё anёtar i saj tё mos vuajё, dhunohet apo dёmtohet nga largimi prej gjirit tё familjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4237
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02