Tiranë, hashash dhe kanabis, 4 të
rinj në pranga

Katër persona u arrestuan dje në Tiranë pasi u kapën me kokainë dhe kanabis.

Mësohet se në pranga është vënë 29-vjeçari Besmir Hardhiaj, 24-vjeçari Erando Hardhiaj, 27-vjeçari Albano Mitri dhe 25-vjeçari Mateo Luleme, të gjithë banues në kryeqytet.

Burime zyrtare nga polica bëjnë me dije se rreth orës 22.00 të së enjtes, u ndalua Besmir Hardhiaj, të cilit i janë gjetur disa doza me kokainë.

29-vjeçari u ndalua në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se ai dhe Erando Hardhiaj shisnin kokainë dhe kanabis.Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, janë gjetur kokainë  dhe lëndë narkotike e dyshuar si kanabis. Konkretisht, Besmir Hardhiajt iu sekuestruan 5.8 gramë kokainë dhe 7.8 gram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, ndërsa Erando Hardhiajt iu janë sekuestruar 7 gram e dyshuar si kanabis.

Ndërsa, 25 vjeçari Mateo Luleme dhe 27 vjeçari Albano Mitri u ndaluan teksa udhëtonin me automjet tip “Suzuki”. Atyre iu gjetën 3 qese me bimë të dyshuar narkotike e llojit kanabis, me peshë 5.8 gram, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Mbi katër të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit