Tiranë, ilaçet e skaduara
farmacitë kalojnë në sitë

Tiranë, ilaçet e skaduara<br />farmacitë kalojnë në sitë
TIRANE- Ministria e Mjedisit ka nisur një kontroll të detajuar në të gjitha farmacitë e vendit për barnat e skaduara. Ndërkohë që është bllokuar groposja e barnave të skaduara të QSUT-së, pasi ajo duhet të paguajë më parë një tarifë për ndotjen që i shkakton mjedisit.

Institucionet shtetërore nuk ndajnë të njëjtin mendim sa i përket mënyrës së eleminimit të barnave të skaduara. Nëse ministria e Mjedisit, duke iu referuar edhe ligjit përkatës, i konsideron medikamentet e skaduara, mbetje të rrezikshme, ndaj nuk lejon as groposjen e tyre, por asgjesim në autoklavë, Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave nuk mendon kështu.

Në një prononcim për shqiptarja.com, Ilir Bala, drejtor në ministrinë e Mjedisit, shpjegon se çështja e stokut të barnave të skaduara të QSUT-së, është e ezauruar, ndaj ata tashmë po kalojnë në skaner të gjithë farmacitë e vendit. "QSUT duhet të gjejë një mënyrë për eleminimin e tyre, ose t'i mbajë në magazinë. Ata nuk lejohet të groposen dhe ne i kemi kthyer një përgjigje QSUT-së për këtë. Ne tashmë jemi fokusuar te farmacitë. Specialistët tanë po kontrollojnë farmacitë, për barna të skaduara dhe për mënyrën se si e zgjidhin ata problemin kur medikamentet nuk shiten brenda afateve që kanë në etiketë, pasi groposja e tyre ndalohet në mënyrë kategorike", shpjegon Ilir Bala.

Besnik Jaka, kreu i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, thotë se ata groposin vazhdimisht medikamente të skaduara, ndërsa sa i përket QSUT, për momentin nuk po bëjnë asnjë veprim.

"Për momentin barnat e QSUT-së nuk i kemi prekur. Ata janë të magazinuar dhe të protokolluar, por për eleminimin e tyre Qendra Universitare Spitalore "Nënë Tereza" duhet të bëjë edhe një pagesë, pasi asgjesimi i tyre ka një kosto në mjedis, dhe deri sa QSUT-ja të bëjë këtë pagesë nuk mund të ndërmarrim asnjë veprim", - shpjegon më tej Jaka.

Ai sqaron më tej se groposja e barnave të skaduara në Sharrë vazhdon rregullisht. "Ne groposim rregullisht barna në Sharrë, sigurisht nën mbikqyrjen e specialistëve",shpjegon më tej ai dhe shprehet se këtu nuk ka asnjë shkelje ligji.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut