Pas rezultateve zhgënjyese duke mos siguruar një vend në Kupat e Europës, trajneri i Tiranës Ilir Daja ka dhënë dorëheqjen.

Daja është shprehur se skuadra kishte dëmtime të shumta që kushtëzuan ecurinë e skuadrës.

Ish-trajneri i Tiranës kishte premtuar se do të dorëhiqej në qoftë se Tirana nuk do të siguronte një vend në Europë.

Ilir Daja u emërua zyrtarisht si trajner i Tiranës në tetor të 2015-ës. Daja ka dalë kampion si trajner me Dinamon dhe Elbasanin.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)