Policia e Tiranës ka kapur dy shtetas të cilët akuzohen për prodhim e tregëtim lëndësh narkotike, ndërkohë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kishin kthyer lokalin në vend për përdorimin e saj nga klientët.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme në lokalet e natës lidhur me parandalimin dhe goditjen e personave për armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme janë ushtruar një sërë kontrollesh, mjedisesh lokalesh ku janë kapur Tomorr Hasanaj, 29 vjeç dhe Agustin Leka (Pronarilokalit), 47 vjeç.

droge
Në njerën prej tavolinave të lokalit të tyre është gjetur një pjatë metalike në formë vezake, me mbetje lënde narkotike të bardhë, e dyshuarsi “Kokainë”, nje kartë bankomati BKT në emër të shtetasitTomorr Hasanaj dhe një kartmonedhë me prerje 50 euro, e palosur ne forme gypi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provësmateriale.

droge


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)