TIRANE- Dy juristë kapen me armë në Bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se dy juristët Akil Kulla, 28 vjeç, dhe Ervin Kalaja, 31 vjeç janë kapur në flagrancë në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë shkollës “1 Maji”, me një pistoletë të kalibrit 7.62 mm.
Policia sqaron se seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit, ka kryer arrestimin e dy juristëve, të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë se përsë ishin të armatosur dy të rinjtë me profesion jurist.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com